AKTUALITET

Vlora mirëpret artistët nga Kosova, mbrëmje muzikore me kompozitorë shqiptarë e të huaj në teatrin “Petro Marko”

20:58 - 19.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është dhënë me shumë sukses në sallën e teatrit “Petro Marko” të Vlorës, koncerti i Orkestrës Kamerale NewBorn/ Chamber Orchestra e Kosovës.Dhjetë artistë të rinjë, instrumentistë të parë ( solist) në filarmoninë e Kosovës, por që në një orkestër dhome ata janë bërë bashkë për virtuozitetin e tyre…!




Të drejtuar nga dirigjenti Edon Ramadani, artistët nga Prishtina kanë performuar për artëdashësit vlonjatë pjesë nga kompozitorët shqiptarë, si Avni Mula, Feim Ibraimi, Gjergj Kaçinari, Rashid Krasniqi, Rexho Mulliqi etj, të traditës, dhe të huaj si Johaquin Rodrigo, Charles Gounod etj

Kanë sjellë emocione të veçanta interpretimet profesionale të sopranos Zana Abazi Ramadani, Betim Krasniqit në trombon, Avni Krasniqi në kornet, Kaltrina Krasniqi në flaut dhe Shkumbin Bajraktari në klarinet…!

Ka qënë një mbrëmje e veçantë, kjo e kësaj të shtune për publikun vlonjat, një mbrëmje magjike, dhuruar mjeshtërisht bukur nga arti cilësor e me shumë nivel i artistëve të Orkestrës NewBorn të Kosovës

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.