Kryesore

“Dhe sot nuk më thahen lotët”, e moshuara që humbi 3 të afërm në tragjedinë e Gërdecit: A do më kthehet më mamaja e nipave, po djali i djalit?

13:54 - 24.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në ish-repartin ushtarak në Gërdec, memoriali me emrat e 26 viktimave të tragjedisë është aty për t’iu kujtuar të gjithë tragjedinë. News24 ka qenë sot në fshatin që u bë i famshëm nga një tragjedi, ndërsa një pjesë e madhe e banorëve nuk kanë dashur të komentojnë vendimin e dhënë sot nga Gjykata e Posaçme për rihapjen e dosjes.




E vetmja që ka pranuar të flasë për gazetarin Erjon Skëndaj, nënë Zymbylja thotë se lotët nuk i janë tharë, si për nipin e vrarë, ashtu dhe për nusen e djalit. Ndërkohë që edhe babai i nuses së djalit ka humbur jetën në këtë tragjedi.

Drama e madhe që ka përjetuar kjo familje është ende e prekshme.
“Mediu do bëjë ato 5 vjet burg e do kthehet në shtëpi. Po ajo mamaja e nipave të mi dhe djali i djalit a do kthehet më? Do thuash pse vajti, vajti nga e keqja. Tre veta. 13 vjet dhe mua dhe sot nuk më thahen lotët. Deri sa t’i vete atij djali dhe nuses atje. I kujtoj përditë, kur shkoja në dyqan, më dilte djali këtu e më thoshte ku shkon o nënë, e më shoqëronte. Iku djali i ka lënë librat aty, i ka lënë të gjitha aty”, tha e moshuara.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.