Kronikë

Foto/ Me granatë e armë, ky është shkodrani që plagosi ish të dashurën 20-vjeçare në Vlorë

14:53 - 25.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar foton e autorit të plagosjes në Vlorë. Personi që shihni më poshtë është 30-vjeçari Fadil Likaj nga Shkodra, i cili plagosi me armë zjarri studenten 20-vjeçare dhe më pas hodhi edhe një granatë, që e kishte fshehur në çantë, por që fatmirësisht nuk ka shpërthyer.




Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, ku dy të rinjtë, që dyshohet se kishin pasur lidhje intime me njëri-tjetrin, kanë nisur sherrin në një lokal, duke e vijuar atë edhe në rrugë, ku ka ndodhur edhe plagosja.

Nga kontrolli, autorit i është gjetur në çantë një tjetër granatë, përveç asaj që i kishte hequr siguresën dhe e kishte hedhur, si dhe pistoletës, me të cilën ka plagosur vajzën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.