BLUETOOTH

Shihni kush janë VIP-at që ‘pushtuan’ Milanon këtë javë

12:00 - 25.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rudina Dembacaj muaj mjalti para dasmës, Arbana Osmani për shooping




Tashmë që lamë pas stinën e verës, VIP-ave i duhet një tjetër destinacion ku të kalojnë fundjavat e tyre. Natyrisht që nuk do të kemi mundësi ti shohim me bikini, por nga vende piktoreske. Ajo që na ra në sy këto ditë ishte ‘arratisja’ e VIP-ave tanë drejt Milanos. Përkatësisht tre çiftet e shoëbizzit, mund të jenë takuar këtë javë në “Piazza D’Uomo”. Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj duket se kanë udhëtuar drejt Milanos, ku veçse kanë shijuar disa ditë relaksi si çift, kanë mundur edhe të bëjnë shopping. Moderatorja ka ndarë me publikun foto me veshjet që mendon të zgjedhë për të moderuar Big Brother VIP.

 

Nga ana tjetër edhe Olta Gixhari me partnerin kanë lënë Spanjën për të shijuar disa ditë në Milano. Si gjithnjë aktorja nuk ka pozuar me partnerin, por e vetme. Një mini muaj mjalti përpara dasmës është ‘arratisja’ e Rudina Dembacajt me Mark Frrokun. Aktorja ka publikuar pamjet nga Milano, ku nuk ka munguar as fotoja me ‘dhëndrin’, pak ditë para dasmës së tyre. Ajo që ne të gjithë pyesim teksa pamë pozat përpara Katedrales së Milanos është: A janë takuar bashkë vallë këto tre çifte?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.