AKTUALITET

​Edi Rama nesër vizitë zyrtare në Kosovë, ja axhenda

18:20 - 26.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Numri një i Qeverisë, Edi Rama do të jetë nesër për një vizitë njëditore në Kosovë.




Rama viziton Kosovën pas kthimit nga SHBA ku mori pjesë në Asamblenë e OKB-së.

Bashkë me Ramën do të jetë edhe një pjesë e kabinetit qeveritar.

Vizita e Ramës zhvillohet pas ftesës së Kurtit, kur ky i fundit e uroi me rastin e zgjedhjes për herë të tretë kryeministër i Shqipërisë.

Axhenda e takimeve

09:10-11:40, takimi i dy kryeministrave dhe anëtarëve të kabineteve qeveritare;

10:50-11:30 takim me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin;

11:40-12:10, takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku;

12:20-12:50, takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Rama do të dekorojë edhe akademikun, Rexhep Qosja./Telegrafi

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.