Kryesore

E akuzuan se kopjoi Elvanën, Elhaida i përgjigjet furtunës me komente

11:30 - 26.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pak ditë më parë Elhaida Dani u rikthye fuqishëm duke publikuar albumin EP “Zanin” i cili u prit shumë mirë nga publiku, ndonëse mes tyre pati edhe komente që e krahasuan me Elvana Gjatën.




Disa prej komenteve ishin: “Stili i Elvana Gjatës,” “Imitim i Elvana Gjatës deri në detaje,” “Elvana Gjata mode on”.

Krahasimet i referohen albumit EP “Çelu” të Elvanës, i publikuar pak kohë më parë dhe i shoqëruar me klipe muzikore, ashtu si këngët në “Zanin”.

Në një intervistë për T7, Elhaida u shpreh se Elvana ishte e para që solli këtë stil të të bërit muzikë dhe hapi rrugën për artistët e tjerë prandaj e vlerëson shumë.

“Të them të drejtën, është e vërtetë që Elvana ka qenë e para që risolli muzikën shqiptare në këtë lloj stili, në këtë lloj mënyrë sa më moderne dhe e kam vlerësuar shumë, sepse duhej ta bënte dikush. Elvana e bëri aq mirë sa e riktheu në modë le të themi, kështu që i hapi hapësirë çdo artisti tjetër për ta bërë”, tha Elhaida, e cila po shijon suksesin e albumit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.