BOTA

Ndjekje si nëpër filma/ I riu nën efektin e drogës ecën me 235 km/ h për t’i shpëtuar policisë, përplaset me rrethrrotullimin

18:15 - 26.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia britanike ka marrë pjesë në një aksion si nëpër filma. Ata ishin vendosur në ndjekje të një të riu, i cili nën efektin e drogës, ishte duke lëvizur me makinë me një shpejtësi prej 235 km në orë.




I riu është identifikuar si Adrian Osiecki, ishte pa patentë dhe ka përshkruar rreth 21 milje për vetëm 12 minuta shkruajnë mediat.

Në videon e publikuar, shihet se si makina Mercedes, ishte duke bërë manovra të rrezikshme në autostradë, e në përpjekje për të shmangur policët është përplasur me një rreth-rrotullim.

Për fat të mirë nga incidenti nuk u lëndua askush, por gjatë kontrollit të policisë në mjet, rezultoi se kishte lloje të ndryshme dogrash. I riu për këtë, është dënuar me 18 muaj burg si dhe i janë konfiskuar patenta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.