AKTUALITET

Do të ngresh një bujtinë, fermë apo biznes në fshat? Kryebashkiaku Veliaj prezanton nismën për gratë dhe vajzat e Tiranës

21:35 - 26.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Unioni i Bashkive Shqiptare të Rajonit vjen me projektin e radhës për fuqizmin e zonjave në zonat rurale që nis nga fshatrat e Tiranës dhe do të shtrihet edhe në komunat e tjera në rajon, pjesë të Unionit.




Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj fton gratë dhe vajzat që dëshirojnë të ngrenë një bujtinë apo të hapin një biznes në fshat që të aplikojnë në këtë mundësi.

“Do të ngresh një bujtinë, fermë apo biznes në fshat? Unioni i Bashkive Shqiptare të Rajonit vjen me projektin e rradhës. Nga Petrela, Bërzhitë, Farkë, Dajt, Shëngjergj, e gjer në Pezë. Bëhu pjesë edhe ti”, shkruan Veliaj në rrjete sociale.

Zonjat do të bëhen bashkë dhe do të asistohen nga projekti për ngritjen dhe zhvillimin e bujtinave dhe modeleve agroturistike në këtë zona.

Për t’u bërë pjesë e kësaj eksperience grate dhe vajzat do të duhet të kontaktojnë në në adresën e emailit : [email protected].


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.