AKTUALITET

A do hiqet tarifa e Rrugës së Kombit? Rama: Teoria që trau ndau kombin, e pakuptimtë

22:16 - 27.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama e ka komentuar të pakuptimtë teorinë se trau i Rrugës së  Kombit ka ndarë Kosovën dhe Shqipërinë.




Ai theksoi se është një tarifë shërbimi që vendoset në cdo shtet, madje edhe mes dy qyteteve, duke theksuar se nuk ka negociatë që të hiqet.

“Tarifa Rrugës së Kombit nuk mund të hiqet, është një tarifë shërbimi dhe një tarifë vendet i kanë brenda për brenda tyre. Teoria që trau ka ndarë kombin është e pakuptimtë.

Patriotët që e konsiderojnë hapësirën e një kombi i duhet të paguajnë për rrugën aty ku e përdorin. Qofshin patriotët shqiptarë apo shqiptarët e Kosovës. Ka siguruar transformim për sigurinë, nuk negociohet.

Nuk ka lidhje me kombin por shërbimin brenda një hapësire. Rruga e Kombit që lidh të njëjtën hapësirë dhe brenda së njëjtës hapësire të gjithë paguajnë”, – tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.