Aktualitet

Fëmijët shqiptarë të varfër, mbi 97% e familjeve nuk u plotësojnë standardet për ushqim dhe për veshje

08:36 - 27.09.21 Gazeta Shqiptare

Vitet e fundit, INSTAT ka nisur të publikojë treguesit e varfërisë dhe privimit material të fëmijët nën 16 vjeç.



Metodologjia e matjes së këtij treguesi është ndërtuar bazuar në metodologjinë e Bashkimit Europian ku matet disponueshmëria e 13 treguesve që kanë të bëjnë me të veshurit dhe të ushqyerit normal.

Ekspertët e INSTAT, Majlinda Nesturi dhe Blerta Muja, në një studim të tyrin që nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të INSTAT gjetën, se mbi 97% e familjeve nuk mund të plotësonin normat në veshje dhe ushqim standard për fëmijët deri në 16 vjeç (shih grafikun bashkëngjitur).

Ekspertët i morën rezultatet e privimit material për fëmijët në pyetjet në nivel familje dhe u morën përgjigje nga të anketuarit e familjeve për të gjithë fëmijët anëtarë të asaj familje, nën 16 vjeç për të paktën 13 zëra si më poshtë:

Kanë disa rroba të reja (jo të përdorura);
Kanë dy palë këpucë të përshtatshme (ku futen një palë këpucë për çdo kohë);
Hanë fruta dhe perime një herë në ditë;
Hanë një vakt mish, pulë ose peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët) të paktën një herë në ditë;

Kanë në shtëpi libra të përshtatshëm për moshën e tyre;
Kanë pajisje argëtimi për jashtë shtëpisë (biçikletë, patina, etj.);
Kanë lojëra për brenda shtëpisë (lodra edukuese për foshnje, kuba ndërtues, lojëra tavoline, lojëra kompjuterike, etj.);
Kanë një vend të përshtatshëm për të studiuar ose për të bërë detyrat e shtëpisë;
Marrin pjesë në një veprimtari të rregullt argëtuese (not, i bien një vegle muzikore, organizatë rinore, etj.);
Kanë festime në raste të veçanta (ditëlindje, ditë emri, ngjarje fetare);
Ftojnë miq në shtëpi për të luajtur ose për të ngrënë herë pas here;
Marrin pjesë në udhëtime dhe organizime shkollore me pagesë;
Shkojnë për pushime larg shtëpisë të paktën një javë për çdo vit, që përfshin qëndrimin në një vend tjetër ose te miqtë/të afërmi
Për secilin nga zërat u gjet se mbi 90% nuk mund t’i plotësonin, por hendeku më i lartë u vu re në mundësinë për t’i veshur me rroba të reja.

Gati 99,9% e familjeve pohuan se nuk plotësojnë pothuajse të gjitha nevojat e fëmijëve me rroba të reja. 99.9% e familjeve pohuan se fëmijët e tyre kanë nevoja të paplotësuar për së paku dy palë këpucë ose sandale të përshtatshme. 99.1% e familjeve pohuan se e kanë të pamundur që të ushqejnë më mish së paku një herë në ditë fëmijët e tyre. 99% e familjeve më fëmijë kanë pohuar se nuk plotësojnë nevojat./Monitor

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.