Kronikë

“Jam gati të shkoj në varr pranë vajzës”, babai i 23-vjeçares që vdiq në Spitalin e Vlorës: Kam ndenjur vetë pa bukë për fëmijët, nëna i la në rrugë

13:34 - 27.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Babai i 23-vjeçares, që humbi jetën tragjikisht në Spitalin e Vlorës, ka mohuar deklaratat e nënës së vajzës, të bëra në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Ervis Ahmeti, në News24, se ai e ka dhunuar dhe martuar të bijën që 17 vjeçe, si dhe nuk e ka ndihmuar asnjëherë, duke i thënë madje në telefon “Akoma s’ke vdekur”.




Në një lidhje të shkurtër telefonike në emision, babai i vajzës tha se i ka rritur dy fëmijët me shumë vuajtje, ndërsa shtoi se nëse ai e ka martuar me zor, apo i ka thënë ato fjalë në telefon, është gati të shkojë pranë saj.

“E kam kaluar me hidhërim shumë të madh humbjen e çupës sime. Në qoftë se një baba dëshiron të humbasë një fëmijë, që e rrit me vuajtje e halle, që vetëm Perëndia e di si i kam rritur ato fëmijë, kur nëna i la në rrugë, më thoni ju se si. Unë nuk e kam detyruar atë çupë të martohet me dhunë kurrë. Nëse e kam bërë këtë, do t’i vete afër asaj, që tani. Kam ndenjur vetë pa bukë për ata fëmijë, e di mirë nëna e tyre. Kam punuar në llac e kudo, që të rrisë ata fëmijë. Nëse jam prind i keq, jam gati t’i vete afër çupës sime”, tha i ati i të ndjerës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.