Kronikë

Kërkonte para në këmbim të legalizimeve, dënohet me 1 vit e 6 muaj burg ish-kreu i Kadastrës së Beratit

15:37 - 27.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dënohet me 1 vit e gjashtë muaj burgim për ish-kreun e Kadastrës së Beratit, Ervin Nelaj. Lajmi u bë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala. Vendimi u dha sot nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.




Mësohet se për Nelajn SPAK kishte kërkuar 3 vite burg.

Po ashtu, me 1 vit e 4 muaj është dënuar Xhekisa Toto, e cila ishte e pandehur bashkë me Nelajn. Ndërkohë për Toton SPAK kishte kërkuar 2 vite burg dhe më pas pezullimin e dënimit. Dënimet për dy ish-zyrtarët janë me gjykim të shkurtuar.

SPAK në bashkëpunim me policinë e Beratit e ka hetuar për 9 muaj kreun e Kadastrës. Sipas institucionit të akuzës, janë siguruar prova se shtetasi Ervin Nelaj, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Berat, në bashkëpunim me punonjës të tjerë në këtë institucion, kanë marrë në disa raste përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të kryer veprime që lidhen me detyrën e tyre, për legalizimin e objekteve informale dhe regjistrimin e titujve të pronësisë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.