AKTUALITET

Nis sot viti i ri shkollor/ Alhysa mesazh urimi: Shëndeti i fëmijëve dhe i juaji, parësor për ne!

08:45 - 27.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sot starton viti i ri shkollor për arsimin parauniversitar në Shqipëri. Këtë herë gjithë nxënësit e mësuesit mund të zhvillojnë mësim fizikisht, por me masa.




Ndërkohë, drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Tiranë, znj. Erjeta Alhysa, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka uruar suksese të gjithëve në këtë vit shkollor.

Gjithashtu, ka kërkuar zbatimin me rigorozitet të masave anti-covid, pasi siguria dhe shëndeti janë parësore.

“E që nisja e procesit të jetë e suksesshme patjetër që nuk duhet të harrojmë kontekstin me të cilin duhet të jetojmë. Për të gjithë ne është sfidë. Ndihma kryesore ështê protokolli i cili duhet zbatuar me rigorozitet, sepse shëndeti i fëmijëve dhe i juaji, për ne është parësor”.

POSTIMI I PLOTË

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër!

Lamë pas një vit të vështirë, e tani gati për të rinisur një tjetër rrugëtim… të vështirë… por me shpresën e besimin tek ju për të pasur një proces mësimor të suksesshëm.

Në këtë përfundim arrij pasi gjatë periudhë së mësimit përsëritës,u evidentua në shkolla përkushtimi i qëllimshëm për të arritur një finish të pritshëm të bashkëpunimit të të gjithëve ne!

Kjo energji, më bën të ndihem krenare. Vlerësim për Ju kolegë të mi!

E që nisja e procesit të jetë e suksesshme patjetër që nuk duhet të harrojmë kontekstin me të cilin duhet të jetojmë. Për të gjithë ne është sfidë. Ndihma kryesore ështê protokolli i cili duhet zbatuar me rigorozitet,s epse shëndeti i fëmijëve dhe i juaji ,për ne është parësor.

Shpresëplotë për të gjitha arritjet e këtij procesi që do të mundësojnë kthimin nëpër shkolla.

Të gjithëve bashkë; nxënësve, mësuesve, prindërve u uroj shumë suksesee bindur, që themeli i procesit do të jetë bashkëpunimi,mirëkuptimi,gjithëpërfshirja e të gjithë aktorëve që e orientojnë atë!

Suksese!

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.