AKTUALITET

Nisja e vitit të ri shkollor/ Nikolla: Do të bëjmë më të mirën që në sfidë me vështirësitë e pandemisë të merrni cilësinë e merituar të dijes

08:39 - 27.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sot ka nisur procesi mësimor edhe për nxënësit e shkollave publike në vendin tonë. Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor nxënësit janë përshëndetur edhe nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.




Nikolla garanton se institucionet do bëjnë më të mirën që në sfidë me vështirësitë e pandemisë nxënësit të marrin cilësinë e merituar të dijes.

“Të dashur nxënëse e nxënës,
Të dashur mësuese e mësues,
Të dashur prindër,

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ju uroj të gjithë fëmijëve të Shqipërisë një vit të suksesshëm shkollor!

Të gjithë jemi me mendje e zemër tek ju dhe do të bëjmë më të mirën që edhe në sfidë me vështirësitë e pandemisë të merrni cilësinë e merituar të dijes në çdo klasë e shkollë të vendit.

Jam besimplotë që mësuesit do të jenë krah jush dhe prindërve tuaj me përpjekjen e çdo dite për t’u ngritur mbi vështirësitë e kohës.

Beteja për dijen është më e bukura e jetës.

Suksese dhe një vit të mbarë!“, shkruan në mesazhin e saj Kryetarja e Kuvendit, znj.Lindita Nikolla.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.