AKTUALITET

Tensionet në veri të Kosovës/ Minxhozi: Vendimi i Kurtit ka krijuar destabilitet, Serbia e shikon targën si detaj sovraniteti

21:40 - 27.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për analistin Skënder Minxhozi , vendimi i marrë nga kryeministri Albin Kurti për reciprocitetin e targave ka trazuar të gjithë rajonin.




I ftuar në  “Real “Story” me gazetarin Sokol Balla, Minxhozi tha se  Serbia e shikon targën si një detaj sovraniteti nga një shtet që nuk pranon ta shikojë si sovran.

Lidhur me praninë e tankeve në veri, ai tha se Serbia nuk do të futet të territorin kosovar pasi hyri njëherë dhe doli humbëse.

“Çështja është aq komplekse dhe kalkulimet janë të pafundme. Në terren luajnë, shqiptarët, serbët, perëndimi, fqinjët e tjerë, është Rusia nga ana tjetër. Janë edhe kalkulimet elektorale që të çojnë në disa konkluzione.  mendoj se thelbi i gjithë këtij konflikti është që ri çon tanket për të mos zbatuar diçka që ti e ke firmosur. Pse Kurti e bëri këtë? Natyrisht që është në pragun e një fushate elektorale. E dyta Kurti idilin politik rajonal mes disa liderëve nuk e pëlqen. Mund të thuhet se Kurti ka hedhur një gurë për të trazuar një pellg që destabilizon të gjithë gurët e tjerë të dominosë. Kjo është një bufonal militar nga ana e Serbisë. Nuk është vetëm kjo marrëveshje që Vuçiç ka shkelur. Ajo sillet në një mënyrë të ngjashme edhe me marrëveshjen e arritur me qeverinë paraardhëse. Serbia nuk çalon në proçedurë, por sistem. Serbia sillet si një etnitet që konteston të tërën. Problemi nuk është çështje targe. Ajo e sheh targën si një detaj sovraniteti të një shteti që refuzon ta shohë si shtet sovran. Serbët e zbresin problemin jo tek njohja e shtetit por tek njohja e targës. Ashtu siç luan Kurti duke nxjerrë një as nga brenda, por luan së brendshmi edhe Vuçiç. Vuçiç e di që linja e Ballkanit të Hapur konsolidon pozitën serbe në Balkan. Nuk e merr asnjëherë çështjen e Kosovës aty ku perëndimorët i kanë thënë. Jam i bindur që tanket e Serbisë janë prej letre. Serbia nuk do të futet në tokën kosovare për të cilën është bërë një luftë të cilën Kosova e ka fituar”- tha ai.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.