Ka mbërritur te Spitali i Traumës, në Tiranë, 21-vjeçari Aldi Rama, që vrau me dy plumba në zemër oficerin e Krimeve të Rënda, 44-vjeçarin Saimir Hoxha.
Gazetari Erjon Skëndaj sjell në redaksi pamje, që tregojnë momentin kur i riu nxirret nga ambulanca dhe futet direkt në sallën e reanimacionit, ndërsa kokën e ka të fashuar dhe mbahet me oksigjen, pasi është vetëqllëuar me armë në kokë.
Pak më herët, gazetarja Dorjana Bezat referuar burimeve nga Spitali i Lezhës, se 21-vjeçari është në vdekje klinike.
I riu ekzekutoi policin gjatë aksionit për zbulimin e parcelave me kanabis në Lezhë, ndërsa qëlloi veten me plumb në kokë pas disa orësh ndjekjeje nga Policia e Shtetit, FNSH dhe RENEA.
I rrethuar nga RENEA e FNSH, në aksion nga ajri dhe toka, 21-vjeçari Rama u vetëplagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Lezhës, ndërsa pas marrjes së ndihmës së shpejtë, ai është nisur në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.