BOTA

Kroacia urdhër punonjësve shëndetësorë: S’do lejoheni në punë dhe s’do merrni rrogën, nëse nuk do të vaksinoheni!

20:33 - 28.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kroacia do t’iu kërkojë të gjithë punëtorëve të sektorit shëndetësor që të vaksinohen apo të kenë test negativ për koronavirus, duke nisur nga java e ardhshme.




“Ata që nuk duan të vaksinohen, të testohen apo nuk e kanë tejkaluar koronavirusin, nuk do të lejohen të shkojnë në vendin e punës dhe nuk do të marrin pagën”, ka thënë ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh në një transmetim televiziv.

Ai ka thënë të martën se certifikatat për COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi, do t’iu kërkohen nga 4 tetori edhe pacientëve, të cilëve nuk iu duhet trajtim urgjent.Kroacia ka raportuar të martën 1,061 raste të reja me koronavirus dhe tetë viktima.Numri i të infektuarve është rritur në javët e fundit.Aktualisht janë mbi 7.000 raste aktive dhe 738 persona janë duke u trajtuar nëpër spitale, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.