Kronikë

“Ndalo dhe identifikohu!”/ Dosja e prokurorisë: Polici mori dy plumba në zemër, parcela me kanabis u asgjësua

16:10 - 28.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Lezhë, ku një efektiv i krimeve u qëllua për vdekje nga një i ri, gjatë një kontrolli antikanabis në këtë zonë. Krimi ndodhi në Ishullin e Lezhës, ku i vrarë mbeti Sajmir Hoxha, ndërkohë që autor i kirmit ishte 21-vjeçari Albi Rama, i cili vrau veten. Gazetarja Klodiana Lala e ‘News24’, duke iu referuar hetimeve të deritanishme të Prokurorisë, ndërtoi dinamikën e ngjarjes.




Ajo deklaroi se ditën e sotme Policia e Shtetit ishte informuar se në Ishullin e Lezhës kishte një parcelë me kanabis, ndërsa sinjalizoi policinë e Lezhës. Kjo e fundit pasi mori detyrën përsipër, nisi drejt kësaj zone një grup inspektimi të përbërë nga tre persona, i kryesuar nga shefi i krimeve, viktima dhe një koleg tjetër.

Pas dy orë kërkimesh, policia arriti që të gjente parcelën me kanabis dhe e shkatërroi atë.
Lala tha se në këtë zona ka shumë kamera sigurie, të cilat kanë filmuar edhe skenën e krimit. Ndërkohë, pak pasi do të ktheheshin drejt komisariatit, policia ka ndaluar një automjet dhe i ka bërë thirrje që të ndalonte. Brenda mjetit mësohet se kanë qenë 3 persona, Armando Marku, Kristian Sheri dhe Aldi Rama, ky i fundit autori i dyshuar i ngjarjes.

Sipas të dhënave, makinën po e drejtonte Armando Marku. Gjatë bisedës oficeri i ndjerë ka tentuar që të ndalojë Aldi Ramën. Lala tha se polici i ka bërë thirrje të riut që të identifikohej. “Ndalo! Unë jam punonjës i policisë dhe dua që të identifikohesh”. Por në atë momentet ai nuk është ndalur, por ka qëlluar 2 herë në zemër efektivin, duke i marrë atij jetën. Dy personat e tjerë me të cilët ishte Aldi Rama, janë aktualisht të shoqëruar në polici.

Autori i dyshuar, i cili pas disa orësh në arrati vra dhe veten, rezulton të jetë person i njohur për policinë. Më 6 maj ai është arrestuar, pasi u kap me 30 doza drogë, ndërkohë që i riu pretendonte se ishte dhunuar. Për këtë fakt ai fitoi edhe masën ‘arrest shtëpie’ të cilën sot rezultoi se e kishte thyer. Po ashtu Lala tha se 21-vjeçari i kishte prindërit e divorcuar, ndërkohë që pas arratisë ai u fsheh në një zonë të pyllëzuar, ku edhe vrau veten.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.