Kryesore

Vrasja e efektivit në Lezhë, Balla: Policia e Shtetit ka nevojë për mbështetje dhe besim

18:59 - 28.09.21 gsh

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shprehur ngushëllimet për vdekjen në krye të detyrës të oficerit Saimir Hoxha. Ky i fundit ka humbur jetën gjatë një aksioni anti-kanabis.



Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Balla thekson se sot ishte një ditë tjetër e betejës së forcës së ligjit, kur duhet të bëhemi më shumë se kurrë së bashku në mbështetje të burrave dhe grave, djemve dhe vajzave me uniforma blu.

Sipas Ballës policia e Shtetit ka nevojë për mbështetje dhe besim.

POSTIMI I BALLËS:

Ngushëllime familjes dhe kolegëve të oficerit të Policisë së Shtetit Saimir Hoxha. U prehtë në paqe!

Sot ishte një ditë tjetër e betejës së forcës së ligjit, kur duhet të bëhemi më shumë se kurrë sëbashku në mbështetje të burrave dhe grave, djemve dhe vajzave me uniforma blu. Sot ishte një ditë tjetër e nevojës për të kuptuar që Policia e Shtetit ka nevojë për mbështetje dhe besim.

Respekt për Policinë e Shtetit♀️

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.