Kosova

Kurti: Qytetarët duan një shtet demokratik, e kemi për detyrim të qëndrojmë përballë autokratëve

21:33 - 01.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Albin Kurti në takimin virtual të bordit të Aleancës Progresive është shprehur se demokracia ka nevojë për qytetarë aktivë dhe të mirë informuar që marrin pjesë dhe angazhohen.




Ai theksoi domosdoshmërinë për arsimim të mirë dhe media të lira që kërkojnë të vërtetën, nxjerrin në pah korrupsionin dhe skandalet dhe mbajnë përgjegjës përfaqësuesit e zgjedhur.

Kryeministri Kurti vuri theksin te dy çështjet më urgjente për qytetarët, të cilave u përgjigjet Programi Qeverisës: puna dhe drejtësia.

“Qytetarët duan një shtet demokratik që respekton dhe mbron të drejtat e njeriut dhe të drejtat civile, që funksionon bazuar në sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe lirinë e fjalës.

Ata duan një sistem të pavarur dhe profesional të drejtësisë që jep vërtetë drejtësi dhe një qeveri që punon për të gjithë, pavarësisht prejardhjes dhe të ardhurave. Besoj se ne si progresistë kemi detyrim të qëndrojmë përballë autokratëve kudo që janë, dhe ta promovojmë në mënyrë aktive demokracinë, drejt një sistemi dhe shoqërie, institucionet politike të së cilës adresojnë pabarazinë sociale dhe ndryshimet klimatike si prioritetet kryesore”, – tha ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.