Kosova

Humbin jetën katër persona nga Covid-19 në Kosovë, konfirmohen 56 raste të reja në 24 orët e fundit

15:15 - 02.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në 24 orët e fundit nga coronavirusi në Kosovë kanë humbur jetën katër persona, kurse janë konfirmuar 56 raste të reja.




Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 14.149 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.357.810 doza të vaksinës. Deri më sot 551.601 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 3.327 testime, 56 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, njofton MSH.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

MSH po ashtu bën të ditur se sot janë shëruar 281 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.881

Në total numri i rasteve aktive është 2.330.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.