Kosova

Sherr në mbledhjen komunale në Prishtinë, asamblistja e PSD shpërthen ndaj anëtarit të VV: Veshët në dorë t’i jap, hajvan!

08:30 - 02.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një incident është regjistruar gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal në Prishtinë. Mësohet se anëtarja e PSD-së në Komunën e Prishtinës, Vala Peshku është përfshirë në një debat të ashpër verbal me anëtarin e Vetëvendosjes, Besnik Mujeci.




Ky i fundit akuzoi Peshkun se këshilltarët komunalë të këtij subjekti i kanë vjedhur mandatet e fituara me Lëvizjen Vetëvendosje, duke e quajtur edhe “të pafytyrë”. kaq mjaftoi që zyrtarja të shpërthente në akuza, ndërsa u ngrit në këmbë, duke mos i kursyer as ‘kërcënimet’.

“Ty ti jap vesht në dur, hajvan, majmun”, dëgjohet teksa thotë Peshku, ndërkohë që një kolege ndërhyn duke e tërhequr nga krahët anëtaren e PSD-së.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.