BOTA

Zvicra do të shpërblejë njerëzit që bindin të tjerët të marrin vaksinën

11:20 - 02.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjithë zviceranët që bindin miqtë, kolegët ose të afërmit e tyre që të vaksinohen kundër Covid-19 mund të shpërblehen, sipas një propozimi që synon të nxisë përhapjen e vaksinimit.




”Njerëzit që nxisin të tjerët të marrin vaksinën do të marrin kuponë me vlerë 50 franga (53 dollarë)”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Alain Berset, raporton ATSh.

Kuponët mund të përdoren në restorante ose kinema.

”Skema do të funksiononte nëse njerëzit që marrin një vaksinë kalojnë emrin e personit që i bindi ata ta bëjnë këtë”, sipas propozimit të Berset.

Vetëm 58,46% e njerëzve zviceranë janë plotësisht të vaksinuar, sipas të dhënave të shëndetit publik.

Qeveria gjithashtu planifikon të krijojë 50 qendra të tjera të lëvizshme të vaksinimit.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.