Kryesore

“Ismail Kadare pati fatin të kishte…”, këshilla e shkrimtarit suedez në Tiranë: Ju duhen përkthyes si Vrioni

19:28 - 07.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qendra Kombëtare e librit dhe Ambasada Suedeze në Tiranë kanë organizuar takimin “Duke pritur Nobelin” një orë para se çmimi prestigjioz t’i shkonte autorit Abdulrazak Gurhan nga Tanzania. I ftuar në takim, Kristofer Landoer, shkrimtar suedez, dhe dikur pjesë e ekipit të përzgjedhjes së çmimit Nobel, kishte një këshillë për botën letrare e institucionet e hartimit të politikave të librit.




“Kam lexuar letërsi shqipe dhe tregime. Ju duhet të investoni më shumë në përkthime për në gjuhët europiane që ti tregoni letërsinë tuaj botës. Një prej arsyeve që ne jemi ulur për të pritur Nobelin është, se Ismail Kadare pati fatin të kishte një përkthyes të madh në frëngjisht, si Jusuf Vrioni. Më e rëndësishme se të gjeni një Kadare tjetër, gjë që unë besoj se ju e keni tashmë, është të gjeni Vrionin tjetër”, tha Kristofer Landoer, shkrimtar suedez.

Nobelisti i sivjetshëm, Gurhan u vlerësua për depërtimin e tij të ndjeshëm në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatëve mes kulturave e kontineneteve.

Alda Bardhyli tha se “si njerëz të librave, çdo emër që anoncohet nga ky institucion i rëndësishëm i gjykimit të letërsisë botërore reflekton një mesazh për letërsinë, për botën dhe njerëzimin”.

Në Tiranë, shpallja e cmimit Nobel u prit mes shkrimtarësh e përkthyesish ndërsa takimi vlejti edhe për shkëmbim mendimesh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.