Kryesore

Ka arbitruar Zvicër-Itali, ja cili do të vendosë drejtësi në sfidën Hungari-Shqipëri

15:00 - 07.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kombëtarja shqiptare do të luajë takimin e parë të muajit tetor ndaj Hungarisë në stadiumin “Puskas Arena”, të shtunën në orën 20:45, të vlefshme për ndeshjen e shtatë të grupit “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.




Në këtë takim është vendosur një katërshe spanjolle, ku arbitër kryesor do të jetë Karlos del Çerro Grande, i mbështetur nga asistentët, Roberto Alonso Fernandez dhe Injigo Prieto. Arbitër i katërt do të jetë Gijermo Kuadra Fernandez.

Spanjollë do të jenë edhe në sistemin VAR, ku do të drejtohet nga Hoze Maria Sançez dhe në AVAR do të jetë Raul Kabanjero.

Ndeshjen e parë ndaj Hungarisë, Shqipëria triumfoi minimalisht 1-0 në stadiumin “Elbasan Arena” falë golit të Amando Brojës, 3 minuta nga fundi i sfidës.

Gjithashtu kryesori Karlos del Çerro Grande ka arbitruar një muaj më parë dhe ndeshjen Zvicër-Itali e përfunduar me rezultatin 0-0, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “KATAR 2022”./PanoramaSport

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.