Kryesore

Safet Gjici konfirmon të ardhmen e trajnerit Diego Longo: Do të vijojë në drejtim të Kukësit

13:41 - 07.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Diego Longo do të vijojë të jetë trajneri i Kukësit. Italiani u rikthye këtë të enjte në Tiranë ku zhvilloi dhe një takim kokë më kokë me presidentin e nderit të Kukësit, Safet Gjici. Numri një i klubit verilindorë dhe trajneri pas një bisede, ku pa diskutim diskutuan bashkëpunimin ndërmjet tyre , punën e bërë deri më tani dhe të ardhmen, shuan çdo dyshim duke vijuar punën së bashku.




I kontaktuar nga News24, Safet Gjici konfirmoi se Diego do të jetë trajneri i Kukësit, në fakt Gjici personalisht nuk e kishte vendosur kurrë në dyshim një fakt të tillë por ishte trajneri që u shfaq i lëkundur dhe i paqartë pas humbjes së pësuar kundër Teutës. Italiani kërkon autonomi të plotë në vendimmarrje, gjë për të cilën Gjici i ka dalë garant. Drejtuesit e klubit verilindorëve vlerësojnë shumë punën e bërë nga Diego Longo deri më tani, diçka të tillë e shprehu pak ditë më parë drejtori Sportiv Pero Pejiç ndërsa konfirmohet edhe nga Safet Gjici. Diego Longo nuk ishte i pranishëm në seancën e fundit stërvitore, por grupi vijojë punën në drejtimin e përgatitësit atletik Iris Selimi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.