Është natë. Duhet të jesh në gjumë. Por ti nuk je. Sepse partneri/ja, që është shtrirë pranë jush: gërhet! Pra, çfarë mund të bëni, përveçse të luteni që të pushojë?
- Mos u përqëndroni në zhurmën e gërhitjes
Po, kjo duket më e lehtë për t’u thënë sesa për t’u bërë. Ndonjëherë, megjithatë, ju mund të vini në punë fuqinë e mendjes dhe ta stërvitni veten për të injoruar ose minimizuar zhurmën e gërhitjes. Ka disa strategji përmes së cilave mund të përpiqeni të shpërqendroni veten si meditimi ose të dëgjoni një podcast.
- Vendosni tapa për veshët
Një nga zgjidhjet më të lehta dhe më të shpejta është që të vendosni tapa për veshët.
- Dëgjoni muzikë ose “white noise”
“White noise” i referohet aplikacioneve ose pajisjeve që lëshojnë një zhurmë të vazhdueshme në sfond që mbyt tingujt e tjerë. Disa shembuj janë zhurma e dallgëve të oqeanit. Mund të shkarkoni aplikacione me “white noise”.
- Ndryshoni pozicionin e partnerit/es
Për disa njerëz, të fjeturit në pozicion të shtrirë – domethënë të shtrirë në shpinë – ndikon te gërhitja. Ndonjëherë funksionon që thjesht t’i ndryshoni pozicionin e gjumit dhe gërhitja të ndalojë. Konsideroni edhe jastëkët që ndihmojnë në pozicionimin e duhur të qafës dhe shpinës.
- Inkurajoni partnerin/en që të vizitohet
Në vizitë me mjekun mund të përcaktojë shkaqe të mundshme të gërhitjes si edhe alternativa trajtimi.
- Flini në një dhomë tjetër
Kur gjithçka tjetër dështon, mund t’ju duhet të flini në dhomë tjetër gjatë natës. Mos u ndjeni keq nëse zgjidhni këtë opsion, veçanërisht nëse funksionon. Madje disa studime ju mbështesin pasi ka të dhëna që sugjerojnë që fjetja në dhoma të ndara ndikon pozitivisht.