Kryesore

“Dhimbje koke” për trajnerin Reja, dëmtohet sulmuesi i Kombëtares dhe humb ndeshjen kundër Hungarisë

12:28 - 08.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sulmuesi Bekim Balaj nuk do të jetë i disponueshëm për transfertën e nesërme ndaj Hungarisë.




Shkodrani pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes të së mërkurës dhe do t’i mungojë Kombëtares në sfidën e radhës.

Mungesa tjetër është ajo e Erion Hoxhallarit i cili rezultoi pozitiv me Koronavirus dhe braktisi grumbullimin për t’u karantinuar, shkruan PanoramaSport.

Shqipëria do të përballet nesër ndaj Hungarisë në stadiumin “Puskas Arena” në orën 20:45, dhe sfidën e dytë do ta luajë mbrëmjen e së martës në orën 20:45 në stadiumin “AIR Albania” ndaj Polonisë.

Të dyja ndeshjet janë të vlefshme për grupin “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.