AKTUALITET

Propozimet e Bashës për krizën energjetike, Rama: Kërkesat ‘bëje rrafsh arkën e shtetit se shihemi nesër’, atavizma të kohës së Sudes dhe Vehbiut. Nuk jemi qeveria e tyre

10:07 - 08.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot edhe planin e propozuar nga kreu i PD-së Lulzim Basha për t’iu përgjigjur krizës energjetike.




Ai kujtoi ‘piramidat’ dhe i cilësoi atavizma të kohës së Sudes dhe Vehbiut propozimet për heqjen e TVSH-së për produktet e shportës dhe heqjen e taksës për karburantet, duke pyetur se me çfarë do t’i bëjë qeveria mbrojtjet?

A ka marrë në konsideratë qeveria propozimet e bëra nga Basha, me planin 7 pikësh, heqja e taksës për karburantet, heqja e TVSH-së për shportën?

Së pari njëherë unë do t’ju kërkoj juve të verifikoni atë që thashë dje në parlament dhe atë që thashë sot. Verifikoni çmimin e naftës në 2013, i dieselit dhe benzinës. Sa ka qenë në pikat e karburantit të RSH. Sa e kanë blerë drejtuesit e automjeteve karburantin në Shqipëri në 2013? më lirë apo më shtrenjtë se sot? Vetëm kaq, pastaj diskutojmë të tjerat. Teoria ul këtu, hiq atje. janë para që ikin dhe pastaj me çfarë do i bëjë qeveria mbrojtjet. Nëse heqim të gjitha mundësitë financiare që krijohen nga kontributet, me çfarë.

Sa paguajnë qytet atje për shtetin në Francë, Gjermani, nga kontributet. Sa paguajnë sigurime shoqërore atje për të marrë një pension më të lartë. Bëni krahasimet. Në aspektin e instrumenteve të mbrojtjes ne jemi shumë të qartë se çfarë do bëjmë, kurse këto kërkesat bëje rrafsh arkën e shtetit se shihemi nesër janë atavizma të kohës së Sudes dhe Vehbiut. Nuk jemi qeveria e Sudes dhe Vehbiut.

 

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.