Kryesore

Atmosferë pozitive por mungesat shqetësojnë Edy Reja, Shqipëria nis përgatitjet për sfidën me Poloninë

22:15 - 10.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fitorja ndaj Hungarisë mban të gjallë shpresat e Shqipërisë për të siguruar një biletë për në fazën play-off në kualifikueset e Botërorit. Tre pikët përballë hungarezëve erdhën më shumë kosto pasi Edy Reja duhet të bëjë llogaritë pa digën e mbrojtjes, Berat Gjimshitin. Ndaj Polonisë për arsye dëmtimi mungon edhe Bekim Balaj ndërsa nuk do të jetë në dispozicion as Endri Çekiçi i cili është skualifikuar për shkak kartonësh. Pjesa tjetër e grupit është e plotë dhe në formë të mirë.




Pas ardhjes në Shqipëri, ekipi përfaqësues ka qenë pushim paradite, ndërsa pasdite i gjithë grupi ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore me lojtarët, të cilët nuk u aktivizuan që punuan më shumë në fushë. Ndërsa, lojtarët të cilët u aktivizuan bënë vetëm pak ushtrime.

Të hënën trajnerit Edy Reja dhe kapiteni Etrit Berisha do të dalin në konferencën zyrtare për media në ora 13:00, ndërkohë që ekipi do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.