Kryesore

“Alo, ndihmë!” Zbardhet biseda e pilotit grek me policinë pas vrasjes së 20-vjeçares Caroline

19:09 - 11.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje vijojnë të dalin në dritë nga krimi që tronditi Greqinë, ku piloti Babis Anagnostopoulos mbyti bashkëshorten e tij 20-vjeçare, Caroline Crouch, në sy të foshnjes së tyre 11-muajshe dhe inskenoi ngjarjen si të ishte grabitje.




Kollitje, zvarritje dhe gulçime ishte ky teatri që bëri piloti grek, Babis Anagnostopoulos, kur mori policinë në telefon për të denoncuar grabitjen e sajuar, që të dukej më i besueshëm. Piloti aktroi sikur ishte i lidhur, ndërsa fliste me policinë dhe trupi i pajetë i bashkëshortes Carolinë ndodhej pranë tij.

Autoritetet në vend kanë bërë publike sot bisedën që ai pati me oficeren e policisë pasi kishte kryer krimin. Kishte vrarë gruan dhe varur qenin e familjes dhe vijonte të drejtonte “grabitjen” në banesën e tyre në Glyka Nera.

I vetëlidhur, ai merr në telefon policinë dhe fillon shfaqjen e tij të parë, pasi të tjera do të pasonin në ditët në vijim, shkruajnë mediat greke. Në bisedën audio të zbardhur, Babis hiqet si i shokuar dhe i trembur ndërsa kërkon i dëshpëruar ndihmën e policisë dhe jë ambulancë.

Në anën tjetër të telefonit është një grua që e pyet se ku ndodhet.

BISEDA

Piloti: Më ndihmoni!

Qendra : Urdhëroni?

Piloti : Më ndihmoni, (duke qarë) ndihmë!

Oficerja e policisë po mundohet të kuptojë se çfarë po mundohet t’i thotë burri në anën tjetër të telefonit. Babis Anagnostopoulos, ndjek planin e tij dhe përpiqet të bindë se është i lidhur nga grabitësit e që u futën me dhunë në shtëpinë e tij.

Qendra: Fol pak më qetë.

Piloti : Më ndihmoni, grabitës..

Qendra: Më thuaj ku je?

Pilot : Ndihmë ( merr frymë rëndë) Më ndihmoni.

…Telefonata zgjat një minutë e 48 sekonda.

Qendra: Nuk ju kuptoj, çfarë po ju ndodh.

Pilot : 10….10…( nuk kuptohet se çfarë po thotë.

Qendra : Ku ndodheni?

Piloti : Glyka Nera.

Qendra: Ku në Glyka Nera?

Piloti : Parodos…

Qendra: Po…

Piloti : Parodos dhe Panagouli 10

Piloti : Ndihmë! Ambulancë!

Qendra: Sa vjeç je?

Piloti : Më duhet një ambulancë sa më shpejt.

Qendra: Po vijmë menjëherë

Piloti donte që të ishte me të gjitha kushtet bindës. Për këtë arsye, përpara se të bënte telefonatën, u ra dy numrave të gabuar në përpjekje për të telefonuar “100” me hundë. Në orën 06:08 telefoni “180” dhe në 06:10 numrin “1000”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.