Kryesore

Federata Shqiptare jep njoftimin e rëndësishëm për tifozët pak para “finales” me Poloninë: S’do lejoheni brenda në stadium nëse…

13:42 - 12.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

FSHF përmes një komunikate zyrtare ka bërë të ditur rregullat që duhet të respektojnë të gjithë tifozët që do të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” mbrëmjen e sotme, në ndeshjen kundër Polonisë.




Federata u bën me dije tifozëve se hyrja në stadium do të fillojë në orën 18:00, ndërkohë që nuk do të lejohen sendet e forta si bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike.

Gjithashtu nënvizohet se fëmijët nën moshën 16-vjeç, të cilët nuk do të jenë nën shoqërinë e prindërve nuk do të lejohet të hyjnë.

Njoftimi i Federatës Shqiptare

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm mbrëmjen e sotme në stadiumin kombëtar “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen “Shqipëri – Poloni”, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022” mbi orarin e hyrjes së tyre në stadium dhe mbi një pjesë të materialeve që nuk do të lejohen të mbahen me vete në stadium.

– Hyrja e tifozëve do të fillojë në ora 18:00.

– Të gjithë personat që janë të pajisur me biletë, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit si dhe nuk do të lejohen fëmijët nën moshën 16 vjeç, të cilët janë të pashoqëruar nga prindërit.

– Nuk do të lejohen disa sende si, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj

– Lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar.

 

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.