Kryesore

“Do kthehem sa më shpejt në fushë”, Gjimshiti poston foton pas operacionit: Tifo nga shtëpia për kuqezinjtë!

12:39 - 12.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Berat Gjimshiti nuk do të jetë ndaj Polonisë. Mbrojtësi i Atalantës u dëmtua në krah në ndeshjen ku Shqipëria arriti një fitore historike 0-1 në stadiumin “Puskas Arena” kundër Hungarisë.




Përmes një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Instagram”, Gjimshiti ka postuar një foto duke shkruajtur se operacioni rezultoi me sukses dhe se ka falënderime për mbështetjen e të gjithëve ditët e fundit.

“Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen në ditët e fundit. Operacioni ishte i suksesshëm dhe do kthehem sa më shpejt në fushë. Sonte do të bëj tifo nga shtëpia dhe i uroj shumë fat shokëve të skuadrës” – shkruan Gjimshiti në Instagram.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.