Kryesore

Lubonja: Aleanca Berisha-Rama, diversion. Zheji: Sot ka pothuajse një barazim PS-PD

14:59 - 13.10.21 gsh

Dy analistët Fatos Lubonja dhe Artur Zheji bien në kundërshtim, kur vjen çështja tek mundësia e një aleance mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha me qëllim dëmtimin e opozitës shqiptare. Ata kanë replikuar në studion e emisionit “Pikat mbi i” në News24 për këtë çështje. Lubonja e cilëson një diversion aleancën Berisha-Rama, pasi siç thotë ai atëherë do ishte shpallur Basha ‘non-grata’ nga SHBA-të.



Ndërsa Zheji e sheh si mundësi të qartë dhe thotë se PD që nga 2013 është pothuajse në një barazim me PS dhe se kjo e fundit qeveris vetëm me 30 mijë vota më tepër. Sipas Zhejit, Berisha do ta fitojë pushtetin me një parti të rilindur me imazhin e vet.

Fatos Lubonja: Aleanca Berisha-Rama tani po e dëgjoj për herë të parë, më duket si diversion. S’e kisha dëgjuar ndonjëherë, Basha-Rama po. Të gjithë flasin a ka Rama-Basha një aleancë për ta bërë opozitën fasadë, për t’u nënshtruar amerikanëve, për ndihmë amerikanëve. Nëse do ishte aleancë Rama-Berisha do bënin Bashën ‘non grata’. Fakti që bënë ‘non-grata’ Berishën amerikanët dhe ne nuk kemi ngritur asnjëherë pyetjen se kush ua dha informacionin këtyre amerikanëve, kërko atë që ia ka dhënë informacionin për të gjetur se si.

Lobingjet e Ramës dhe Sorosi që hyn patjetër, Sorosi dhe sorosjanët që janë të punësuar, marrin para. Ka krijuar Sorosi një lloj elite, kaste të cilën e mbështet.

Në këtë aspekt unë gjykoj që fakti që Berisha është shpallur ‘non-grata’ nga amerikanët e përjashton aleancën Rama-Berisha.

Artur Zheji: Doktori ka marrë një kazmë dhe po shkallmon PD pas 2013. Mendoj që nga 2013 që ishte në bashki, ka pasur një infrastrukturë gjigande u mund vetëm nga koalicioni i asaj kohe, në 2021 patëm pothuajse një barazim. Sot kemi një Ramë që qeveris me 30 mijë vota plus. Gjithçka u bë që të mos funksionojë. Qershia mbi tortë vënë dhe ‘non-grata’. Nuk e kam këtë aftësi që ka Lubonja për të thënë me bindje nëse Berisha është me Ramën, apo Rama është me Bashën. Mendoj që Berisha e humbi në 2013 dhe do ta fitojë pushtetin me një PD të rilindur me imazhin e vet. Ata që i kanë dalë kundër Bashës janë pretendentë për trashëgimtarë.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.