Kronikë

Sekuestrohet 1.1 kg kanabis në Mat, shpallet në kërkim 33-vjeçari

14:28 - 13.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë një operacioni të zhvilluar ditën e sotme në Mat për goditjen e aktiviteteve kriminale, policia ka sekuestruar 1.1 kg kanabis dhe një armë zjarri automatik.Uniformat blu bëjnë me dije se është shpallur në kërkim poseduesi i tyre, 33-vjeçari Gj.D.




Autoritetet bëjnë me dije se po punohet intensivisht për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e tij.Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

Mat-Informacion

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet 1.1 kg lëndë narkotike canabis sattiva dhe një armë zjarri automatik.

Shpallet në kërkim poseduesi i tyre dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, shërbimet e DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, në bazë dhe bashkëpunimit dhe informacioneve të marra nga qytetarët, se një shtetas posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Gj. D., dhe si rezultat kanë gjetur një sasi prej 1.1 kilogram lëndë narkotike canabis sattiva.

Po gjatë kontrollit të imtësishëm të banesës dhe ambientit përreth saj, shërbimet e policisë kanë gjetur të fshehur një armë zjarri automatik që shtetasi Gj. D., e posedonte pa leje.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, kanë bërë shpalljen në kërkim të shtetasit Gj. D., 33 vjeç, dhe po punohet intensivisht për lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.