BOTA

Sulm me shigjeta në Norvegji, një burrë qëllon qytetarët në rrugë, disa të vdekur

21:43 - 13.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Norvegji, duke terrorizuar vendin nordik. Mediet botërore raportojnë se një burrë ka vrarë disa persona dhe plagosur disa të tjerë, teksa ka dalë në rrugë me një hark dhe shigjeta dhe ka nisur të sulmojë qytetarët.




Ngjarja ka ndodhur në Kongsberg, ndërsa policia ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar.

“Një person është neutralizuar…nga informacionet që kemi, autori ka vepruar i vetëm”, njoftoi policia, e cila nuk dha numrin e viktimave.

ccccc aaaa bbbb ccccc (1)
<
>

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një numër të saktë të viktimave dhe të të plagosurve, por kanë pohuar se ka disa skena krimi në zonë. Sipas raportimeve, autori me hark dhe shigjeta në duar ka lëvizur në një zonë të konsiderueshme të qytetit, ndërsa një numër i madh qytetarësh i kanë kaluar pranë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.