Kryesore

“Ti zemra vdes për vëmendje…” Një debat plot ironi mes Sheilës dhe Beniadës!

13:54 - 13.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dhe pse vetëm pak ditë kanë kaluar që nga fillimi i programit më të ndjekur në Shqipëri, atë të “Big Brother VIP”, nuk mungojnë debatet, zënkat, argëtimi e sigurisht dashuria. Këtë sezon nuk kanë munguar gjithashtu as momentet e trishta dhe lotët që i kanë bërë bashkë banorët. Por ajo që ka ndodhur së fundmi është një debat mes këngëtares Sheila Haxhiraj dhe modeles Beniada Nishani.




Teksa të gjithë ishin ulur duke konsumuar diçka për të ngrënë, Sheila dhe Beniada filluan të flisnin për shenjat e horoskopit, ku papritur e gjithë biseda u kthye në një “debat” plot kunja dhe ironi, ku në mes tyre gjendjen Donaldi i cili nuk ndërhynte por thjesht i vëzhdonte. Deri në një moment ku me nota humori i tha që të dyja të takonin zonjën Meri Shehu e cila merret me studimin e shenjave të zodiakut.

Në bisedë e sipër, Beniada i drejtohet Sheilës duke i thënë që provokon shumë në dashuri dhe se ajo, si akrep, “pickon”. Ndërsa Sheila akuzoi se Beniada i hidhet të gjithëve në krah. Por reagimi i saj ka qenë i menjëhershëm duke i thënë se ajo i vret ata.
Kaq i duhej Sheilës për të bërë deklaratën se modelja e njohur vdes për vëmëndje dhe bën çdo gjë për të.

Ti zemra, vdes për vëmendje prandaj sulesh sa andej këtej!

Pas këtyre fjalëve, Sheila vazhdon sërish duke i thënë se ajo mund të jetë e bukur por sërish është shumë e pasigurt në vetevete.
Një debat i tillë, i ka përfshirë të gjithë duke diskutuar dhe momenti i qetë i ngrënies së mëngjesit nuk ishte më një i tillë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.