BOTA

Ushqimet dhe karburantet janë në rënie, eksperti paralajmëron: Koreja e Veriut po përballet me zi urie

21:11 - 13.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

OKB e ka konfirmuar prej kohës, Koreja e Veriut është në rrezik të një zie urie.
Raportuesi special i OKB -së për të drejtat e njeriut, fajësoi sanksionet ndërkombëtare dhe për përkeqësimin e mungesës së ushqimit.




Si rezultat, koreanoveriorët po luftojnë çdo ditë për të “jetuar një jetë me dinjitet”, tha Tomas Ojea Quintana.

Ai bëri thirrje që sanksionet, të vendosura mbi programet bërthamore të Koresë së Veriut, të hiqen për të parandaluar një krizë. Sipas raportimeve, Koreja e Veriut po kalon një situatë të rëndë ekonomike.

Ajo ka mbyllur kufijtë prej më shumë se një viti për shkak të pandemisë. Kështu që, ushqimet dhe
karburantet janë në rënie.

Këtë javë, udhëheqësi Kim Jong-un pranoi se vendi po përballej me një “situatë të zymtë”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.