BOTA

37-vjeçar nga Danimarka, policia arreston autorin e sulmit me shigjeta në Norvegji

08:35 - 14.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 37-vjeçar danez është arrestuar nga policia norvegjeze si autor i sulmit me shigjeta ku mbetën të vdekur 5 persona dhe të lënduar 2 të tjerë. Identiteti i tij nuk është bërë akoma publik por ai është dërguar në një stacion policie.




Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kongsberg, 85 km në jug-perëndim të kryeqytetit Oslo në orën 18:13 sipas orës lokale. Policia dyshon se ai ka vepruar i vetëm dhe po vazhdon hetimet për të zbuluar nëse sulmi lidhet me ndonjë akt terrorist.

Për ngjarjen në fjalë ka folur edhe kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg e cila ka thënë se ky është një sulm tmerrues.
“Unë e kuptoj se shumë njerëz kanë frikë, por është e rëndësishme të theksoj se policia tani ka marrë kontrollin”- tha ajo në një konferencë për mediat.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.