Kryesore

Komenti për vajzën 8-vjeçare, Dafina Zeqeri reagon ashpër ndaj Albi Nakos dhe Erjona Rusit

14:52 - 14.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka disa ditë që në rrjete sociale ka qarkulluar një video e një vajze 8-vjeçare, ëndrra e së cilës është të bëhet balerinë, por që është bullizua për peshën e saj.




Vogëlushja po merr pjesë në emisionin “T’ka mami yll”, ku juria e përbërë nga erjo dhe Erjona Rusi kanë bullizuar atë, e që me pas u kritikuan nga publiku.

Një reagim të ashpër lidhur me këtë çështje e ka bërë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, e cila ka publikuar në InstaStory një kritikë publike për Albin dhe Erjonën.

Ajo i ka thënë Nakos që ka nevojë për ndihmë, pas kësaj situate.

“Pasi s’po mundem me të bërë tagg…më së pari televizionet të cilët i japin rrast “personave” si ti? Më pas një vend në juri dhe t’i bullizosh fëmijët? Femrat e të tjerë, është e tmerrshme! Ti ke nevojë për ndihmë! Askush tjetër”, ka shkruar Dafina teksa publikuar fillimisht profilin e Instagramit të Albi Nakos.

Këngëtarja më pas ka shpërndarë edhe profilin e gazetares Rusi, e cila në biografinë e saj në Instagram ka të shkruar hashtagët: feministë, udhëtare, adhuruese e librave dhe adhuruese e kafshëve.

“Të gjitha këto hashtage? Dhe këndej e bullizon një fëmijë, Erjona Rusi, seriozisht e ke?”, ka shkruar ajo.

Në lidhje më këtë Erjola ka thënë se ata nuk kanë dashur ta lëndojë 8-vjeçaren duke pohuar që ishte batutë e gabuar.

Tutje ajo shkruan se nuk i kërkon askujt falje përveç prindërve të vogëlushes.

“Liana është çokollata, karamelja, apo edhe puftja që e kam dashur që sa e pashë. Batutë e gabuar ajo që patë në emision? Patjetër që po. Por kurrsesi bullizëm. Nuk do guxoja kurrë të denigroja një fëmijë për asnjë arsye e jo më për shkak të peshës dhe nuk e kam bërë këtë”.

“Këta të fundit duan vetëm që fëmija i tyre të heqë dorë nga këto ushqime ndaj e kanë sjellë në Akademi që të bëhet më e ndërgjegjshme dhe të stërvitet”, shkruan moderatorja në reagimin e saj të gjatë, në Instagram.

-640-0-61670f6840f57 (1) -640-0-61670f6840f57 -640-0-61670f6816432
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.