Aktualisht në Kosovë regjistrohen 1,043 raste aktive. Ky fakt është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, duke iu referuar të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik.
Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156,448, ndërkaq nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,973 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.947 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.476.104 doza të vaksinës. Deri më sot 648.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Shfaq Komentet (0)