Kryesore

Situata në Maqedoninë e Veriut, 13 viktima në 24 orët e fundit dhe 421 të prekur nga COVID-19

18:14 - 14.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Maqedonia e Veriut regjistroi të enjten 13 viktima nga koronavirusi, 421 të infektuar dhe 395 raste të të shëruarve. Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 4,892 mostrave, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.




Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi ka arritur tashmë në 6,888, ndërsa raste aktive mbeten 6,602.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se Maqedonia e Veriut e ka kaluar “valën e fortë” të koranavirusit dhe se për momentin nuk pritet ndonjë valë e re.

Ai përsëriti se vaksinimi mbetet mënyra e vetme për luftimin e pandemisë.
“Kjo valë ishte një valë e fortë dhe kishte një numër të madh të pacientëve të diagnostikuar dhe pacientëve që kishin nevojë për trajtim spitalor, por vetëm në qytetet ku vaksinimi ishte i ulët, ndërsa në qytetet ku ishte më i lartë, nuk kishte mbingarkesë në spitale. Tani, në të gjithë vendin vaksinimi është rritur dhe unë mendoj se nuk duhet të ketë një valë tjetër të fortë, por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të jemi të kujdesshëm dhe të monitorojmë situatën”, tha Filipçe.

Deri të mërkurën, rreth 790,000 qytetarë të Maqedonisë së Veriut janë vaksinuar me së paku një dozë. Rreth 750,000 kanë marrë edhe dozën e dytë, ndërsa rreth 1,000 edhe dozën e tretë.

Shifrat e tilla, sipas ministrit të Shëndetësisë, Filipçe, tregojnë se 45 për qind e popullsisë së rritur në Maqedoninë e Veriut është e vaksinuar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.