Kryesore

Berisha: Edi Rama largohet vetëm me protesta të fuqishme, një thirrje e brendshme më tha të kthehem. Jam i hapur ndaj …

19:31 - 15.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për Sali Berishën për largimin e kryeministrit Edi Rama janë protestat e fuqishme. Nga Korça ku po mban “Foltoren” e radhës, Berisha i ka konsideruar çmendurira etiketimet si anti-amerikane të takimeve të tij.




“Themeli i themeleve janë vlerat demokratike brenda demokracisë. Nëse ne nuk rikthejmë votën, nëse ne mendojmë se vendosim pa u pyetur ju absolutisht krijohet një strukturë moniste që shkon nga disfata në disfatë dhe fitore nuk shikon ndonjëherë. Duhet dhënë fund kësaj situate. Mjafton të heqim unin dhe të vendosim prioritet shërbimin ndaj vendit. Vendimet do të jenë kolegjale. Këtu nuk ekziston kryesia. Kryesia ka përgjegjësi dhe merr vendime dhe kontrollon kryetarin. Partia do të përgatitet për fraksione, ajo do të jetë shtëpia e lirisë. Nuk kemi frikë nga liria ne. Edi Rama nuk ikën nga pushteti me votat që kontrollon ai vetë, as me opozitë pupël, ai ikën me protesta të fuqishme për të zezat që i ka bërë këtij vendi.

Prandaj ne duhet të ringrihemi. Ne përsëri po bëjmë një figurë jo të mirë sepse ne po tregojmë se nuk kemi tolerancë për fjalën. Ish-kryetari përjashton deputetin, shpall takime të tilla si anti-aemrikane. Çmendurira t’i quash është pak. Ish-kryetari nuk vjen dot tek ju sepse ka humbur lidhjen me ju. Çfarë duhet të bëjmë ne? Ne do të kemi një parti sovrane. Në pushtet ne nuk vijmë nëse nuk jemi forcë sovrane. Nëse vendimet për ne i merr dikush tjetër ne ta harrojmë se vijmë në pushtet. Vijmë tek problemi konkret. Unë u deklarova non-grata kur kisha  8 vite që isha larguar nga çdo qeverisje, kur ndaj meje nuk ka asnjë fakt dhe 3 javë pas humbjes së zgjedhjeve. Edhe kryetarit i thashë mos u përzini në këtë çështje”-tha Berisha.

Ai u ka bërë thirrje demokratëve të Korçës të firmosin për thirrjen e Kuvendit duke u shprehur se pozicionin e tij në PD do ta përcaktojë anëtarësia.

“Ne jemi të vendosur të ruajmë si drejtim më themelor drejtimin tonë perëndimor, miqësinë dhe partneritetin me SHBA-të. Këtë çështje do të marrin zgjidhje shumë shpejt. Ndaj ftoj çdo delegat të firmosë formularin për Kuvendin.  Mbledhja e tij është jetike për të shpëtuar Partinë Demokratike.  Përpjekja ime nuk është personale. Qëllimi madhor është kthimi i votës së lirë tek qytetarët. Ju do të pyesni ku e sheh veten? Unë pyeta veten pse ma bënë këtë? Çfarë kam bërë unë? Unë kisha denoncuar krimin, korrupsionin dhe isha kundër ndryshimit të kufijëve. Një thirrje e brendshme ishte që ti do të rikthehesh. Unë nuk kisha rol drejtues. Tano do të rikthehem i hapur për çdo funksion. Në mënyrë absolute do të mirëpres çdo rival dhe rivalët ne nuk i largojmë. Anëtarsia e PD-së do të përcaktojë pozicionin tim”,- tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.