Kronikë

E akuzuar për mashtrim, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e shtetases amerikano-kanadeze (Emri)

12:20 - 15.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Tiranës vendosi ekstradimin e amerikano-kanadezes Lyda Jolanda Harris, e vënë në pranga në gusht të këtij viti.Ka qenë vetë shtetasja amerikano-kanadeze që nëpërmjet avokatit Arben Prenga, kërkoi ekstradimin e drejtpërdrejt. Ajo akuzohet për mashtrim nga autoritetet amerikane dhe është ndaluar në Shqipëri vetëm pak para se të largohej në drejtim të Gjermanisë.




Sipas hetimeve, Harris është e përfshirë në skemë mashtrimi të qytetarëve, duke i kërkuar vlera monetare me pretendimin se do ndihmonin të afërm të tyre të sëmurë.

Në dosjen hetimore kundër gruas thuhet se skema e mashtrimit përgjithësisht fillon me një telefonatë ndaj të moshuarve amerikanë, të cilëve anëtarët e organizatës iu prezantohen si të afërm. Të moshuarve iu kërkohen para me pretendimin se nipi ose mbesa e tyre është në një rrezik të madh ose është përfshirë në një aksident dhe duhet të paguajë dëmet e aksidentit.

Organizata ku bën pjesë Harris, ka marrë para nga viktimat. Në momentin që siguron paratë, organizata i pastron ato, përmes llogarive bankare, përfshirë dhe ato të Harris, ose duke u investuar në kriptomonedha.

Hetuesit federalë zbuluan se Harris kishte hapur llogari bankare që i përdorte për të pastruar paratë e marra nga viktimat e mashtrimit, duke i transferuar në kompani fantazma. Në shkurt 2020, Harris mori 29 mijë dollarë nga një kompani e regjistruar në emër të një të dënuari. Fondet u gjurmuan dhe janë të një 73-vjeçaraje që ra pre e mashtrimit në Kaliforni.

Agjentët e FBI u takuan me Harris në nëntor të 2020 gjatë një operacioni kërkimi. Hetimi zbuloi se në telefonin e Harris kishte komunikime të shumta me bashkëpunëtorë mashtrues që vijonin aktivitetin prej disa muajsh.

Ajo deklaronte në telefonata se kishte pastruar para, por kur u pyet nga FBI u përpoq të minimizojë përfshirjen e saj në këto skema.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.