Kronikë

Iu gjet kokainë në shtëpi, arrestohet 56-vjeçari nga Berati (EMRI)

13:31 - 15.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Beratit ka vendosur në pranga 56-vjeçarin Bashkim Rama.




Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrolleve në banesën e tij në lagjen Kushtrimi të Beratit, janë gjetur doza kokaine.

Sakaq, policia ka arrestuar edhe 46-vjeçarin B. D., pasi është konstatuar duke shitur në dyqanin e tij paketa fiskale pa pullë fiskale.

Njoftimi i Policisë:

DVP Berat

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza.

Bie në prangat e Policisë 56-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë.

Sekuestrohet lëndë narkotike kokainë e ndarë në doza.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Berat, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, ku si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Bashkim Rama, 56 vjeç, banues në lagjen Kushtrim, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë.

Gjithashtu po nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në vijim të veprimeve herimore, u bë arrestimi i shtetasit B.D., 46 vjeç, banues në lagjen 30 Vjetori, Berat, pasi gjatë kontrollit në dyqanin e tij “Tabacino”, ju gjetën disa paketa cigare pa pullë fiskale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.