Kronikë

Kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, arrestohet i riu në Durrës

12:59 - 15.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Durrësit ka arrestuar dy të rinj, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.




Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije, se një prej të arrestuarve është 18-vjeçari K. B., i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “marrëdhënie seksuale me të mitur”, pasi dyshohet se e ka konsumuar këtë vepër me një 14-vjeçare.

Po ashtu është arrestuar edhe 21-vjeçari D. k., pasi është konstatuar nga policia duke drejtuar mjetin pa patentë.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasin D. K., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin K. B., 18 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, pasi dyshohet se e ka konsumuar këtë vepër penale me një shtetase 14 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.