Kryesore

Opinioni i Venecias për 30 qershorin/ Zheji: Prisja më shumë! Po pranohemi si një vend neokolonial në zemër të Europës

14:36 - 15.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kthimi i përgjigjes nga Komisioni i Venecias për zgjedhjet vendore të 30 qershorit ka qenë në fokus të debatit të sotëm në emisionin “Pikat mbi i” në News24.




Analisti Artur Zheji e ka shprehur qartë zhgënjimin nga ky opinion, duke theksuar se priste më shumë dhe se Shqipëria sipas tij po pranohet si një vend i kategorisë së dytë apo të tretë, si një vend neokolonial në zemër të Europës.

Nga ana tjetër konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari deklaroi se ata që prisnin pavlefshmërinë e zgjedhjeve nga Venecia nuk e njohin ligjin. Ai e cilësoi një vendim të arsyeshëm, të bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare.

Artur Zheji: Tek terminologjia e ekspertizës juridike fshihet ndonjëherë jo ndriçimi, por turbullimi i së vërtetës. Me këtë kthim përgjigje të Venecias, me vetë procesin e Venecias, me një Gjykatë të Lartë pothuajse inekzistente, me një sistem gjyqësor që nuk dihet jep apo jo vendime dhe njerëzit e kanë abandonuar drejtësinë, o bëjnë vetëgjyqësi, o bëjnë ankand të fshehtë, mendoj që rasti i Venecias në lidhje me zgjedhjet de fakto një partiake të 30 qershorit 2019 pavarësisht refuzimit nga opozita, ne po pranohemi si një vend i kategorisë së dytë të tretë, si një vend neokolonial në zemër të Europës. Tani jemi kthyer prapë nga ato sqimatarët e mëdhenj po pranojmë që ky është shteti i mirë për Shqipërinë, për Shqipërinë janë mirë këto kushtet. Për mua kjo është një dhimbje shumë e madhe, menduam se do ishte një cikël i shpejtë, por është një lëvizje rraskapitëse.

Shkëlqim Hajdari: Gjykata Kushtetuese jo për shkak të vështirësisë që kishte për t’u shprehur për këtë ankesë të bërë nga opozita, por ndoshta për ta mbrojtur dhe veten, vendimi i Venecias është i qartë dhe i saktë, sa juridik por edhe me nëntekst të zhvillimeve politike. Një vendim i arsyeshëm, i bazuar në praktikat më të mia ndërkombëtare.

Artur Zheji: Çështja është kjo, 2019 ishte një deformacion. Një forcë politike u paraqit. Sa do ndëshkohet opozita pafundësisht qoftë për një gabim. Si do qeveriset Shqipëria deri në vitin 2023. A do qeveriset nga kryetarë bashkish që nuk kanë pasur kundërshtarë. E pamë që edhe 25 prilli pa diskutim kishte prapavijë këtë gjë. Do vazhdojmë? Është një gurë i shtrembët në fillim dhe gjithë gurët pas do ta rrezojnë. Prisja më shumë nga Venecia.

Shkëlqim Hajdari: Mos prisje kurrë që do i konsideronte zgjedhjet e pavlefshme. E prisnin ata që nuk e njihnin ligjin. Nuk ka asnjë tagër Kushtetuesja për ta gjykuar. Nëse nuk ka bazë ligjore nuk mund të përfitosh politikisht. Të gjithë bashkitë administrohen nga një parti, por unë doja të kthehesha tek Gjykata Kushtetuese e cila gjatë pranverës me vendimet që ka dhënë e ka treguar që e ka filluar punën mbarë edhe pse nuk është plotësuar. Si vendimi për të përgjuar policia e Shtetit, Kushtetuesja e shpalli të pavlefshëm. Me 3-4 vendime. Me gjithë paragjykimin Gjykata Kushtetuese ka dhënë 3-4 vendime që kanë prekur indirekt politikën që qeveris Shqipërinë. Ligjin për përgjimet që ishte shkelje e të drejtave të njeriut e shpallën antikushtetues.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.