Kryesore

I përfundon kontrata, Reja shpreh dëshirën, a duhet FSHF t’i ofrojë rinovimin?

12:19 - 15.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edy Reja është një personazh i veçantë, një trajner ekspert, por aventura e tij në krye të Shqipërisë ka pasur ulje ngritjet e veta, jo gjithçka ka shkuar “vaj”. Italiani është kritikuar jo pak, shpesh për zgjedhjet e bëra dhe mbi të gjitha për skemën e tij të preferuar 3-5-2 që zbeh disa elementë të vyer. Së fundmi, italiani u kritikua edhe për fatin që la Armando Brojën në stol në sfidën ndaj Polonisë, kritika që erdhën nga ish të famshëm si Altin Lala. Në më shumë se një herë edhe presidenti Duka është detyruar të dal publikisht të konfirmojë besimin e tij ndaj Edy Reja. Italiani u ul në stolin e kuqezi në një moment të vështirë pasi eksperimentimit të dështuar me Panucci.




Që nga 17 prilli 2019, Reja numëron 25 ndeshje me përfaqësuesen shqiptare, ku bilancet janë pozitive, 12 fitore, 4 barazime dhe 9 humbje. Me të në stol, Shqipëria përjetoi një ëndërr të bukur, ku deri përpara sfidës me Polonisë, ishin në garë me kohë të plotë për një vend në fazën “play-off” në botëror. Me 15 pikë deri më tani, Reja ka grumbulluar më shumë pikë se çdo trajner tjetër në një fazë kualifikuese por as përfundimit të kësaj aventure, italianit i përfundon kontrata me Shqipërinë.

Jo zyrtarisht, Duka dhe jo vetëm, pas çdo momenti të vështirë që ka kaluar Kombëtarja me Reja në stol, kanë theksuar se objektivi i Shqipërisë është prezenca në “Euro2024”. Çuditërisht ky objektivi ndryshojë pas fitores së dytë me Hungarinë, ku Duka nuk ishte plotësisht i kënaqur vetëm me tre pikët, priste akoma më shumë nga Kombëtarja.

Është e qarta se dëshira e Reja është të qëndrojë në stolin e Kombëtares edhe për të paktën 2-3 vite, fakt të cilin e shprehu sërish publikisht pas fitores kundër Hungarisë, në një video me kryetarin e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Përtej dëshirave dhe deklaratave publike, fakt është që mungon firma mbi kontratë, kontratë e cila aktualisht përfundon në qershor 2022.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.