Kosova

Të dielën zgjedhjet, Qeveria e Kosovës heq kufizimin e lëvizjes për personat e angazhuar në proces

21:15 - 15.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teksa nuk na ndajnë shumë nga zgjedhjet lokale të Kosovës, qeveria ka marrë vendim që të lejojë qarkullimin edhe gjatë orës policore për personat që janë të angazhuar zyrtarisht në organizimin e këtij procesi. Zgjedhjet lokale do të mbahen të dielën, në 17 tetor.




Vendimi i u mor në mbledhjen e mbajtur në formë elektronike. Ky vendim është plotësim-ndryshimi i pikës së 15-të të vendimit të datës 24 shtator për masat e përgjithshme dhe të veçanta kundër COVID-19.

“Kufizimi i qarkullimit nuk do të vlejë për personat e angazhuar zyrtarisht për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, nga ora 22:00 e datës 16 tetor 2021 deri në ora 05:00 të datës 18 tetor 2021. Këtu përfshihen anëtarët e këshillave të vendvotimeve dhe vëzhguesit e procesit zgjedhor. Ky vendim është marrë me qëllim që t’u mundësohet kryerja e detyrës zyrtare”, thuhet në vendim.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.