Kronikë

Trafiku i kokainës/ Del nga qelia babai i Arbër Çekajt, GJKKO e lë në “arrest shtëpie”

14:54 - 15.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka marrë sot vendimin për babain e Arbër Çekajt, Selim Çekajn. Gazetarja Klodiana Lala raporton se GJKKO ka vendosur të ndryshojë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, duke nxjerrë nga qelia Selim Çekajn.




Kështu, GJKKO ka vendosur të zëvendësojë masën e sigurisë “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për Çekajn, i cili kishte kërkuar lirinë, për shkak të problemeve shëndetësore.Kujtojmë se 72-vjeçari u arrestua në prill të këtij viti, pasi në kontejnerin me banane e porositur prej tij nga Ekuadori, u gjetën 49 kg kokainë. Mbi të rëndon akuza e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.